Kompania që merret me sistemin e hekurudhave në Japoni, e ka mbrojtur vendimin që i detyron punonjësit të qëndrojnë pranë binarëve, kur kalojnë ‘trenat plumba’ që lëvizin me afro 300 kilometra në orë.
Afro 200 punonjës u detyruan t’i nënshtrohen këtij ushtrimi të pazakontë, në mënyrë që të shohin nga afër shpejtësinë me të cilën lëvizin lokomotivat dhe ta marrin punën sa më seriozisht, transmeton Telegrafi.
Megjithëse ka pasur kundërshtime nga stafi dhe kritika prej organizatave të ndryshme, kompania do të vazhdojë të detyrojë punonjësit t’i nënshtrohen ushtrimit.
“Qëllimi i vetëm, është që të kuptohet mirë dhe qartë, shpejtësia enorm me të cilën lëvizin trenat. Çdo lëshim nga punonjësit, do ishte i pafalshëm”, ka thënë një zyrtar i kompanisë.
Në anën tjetër, disa nga punonjësit që iu nënshtruan qëndrimit pranë trenave, thanë se u ndjenë sikur u ‘fshikulluan në publik’.
Trenat e quajtura edhe si ‘plumba’ shkaku i shpejtësisë, u ndërprenë përkohësisht, për shkak të shkëputjes se një pjesë treni, që goditi disa udhëtarë. /Telegrafi/