Pakistanezi thyen rekordin botëror, i “nxjerr sytë nga vendi” (Video)

E publikuar: 27/08/2018 16:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një adoleshent që është bërë sensacion në internet pasi filmonte veten duke i “nxjerrë sytë nga vendi”, ka arritur të thyej rekordin botëror.

Ahmed Khan, 16-vjeç, mund t’i nxjerrë sytë nga vendi për më shumë se 12 milimetra, dhe insiston se ky veprim asnjëherë nuk i ka shkaktuar probleme shëndetësore, transmeton Telegrafi.

Në videon e publikuar më poshtë, ky i ri mund të shihet se si i “nxjerrë sytë nga vendi”për më shumë se një minutë dhe më pas i kthen siç i kishte pasur më herët.

Ky nxënës nga Lahore, Pakistan këtë “dhunti” e kishte zbuluar dy vite më parë.

“Isha në shtëpi duke shikuar filmin e animuar Tomi dhe Jerry, kur pashë Tomin duke i nxjerrë sytë nga vendi, aty e kuptova se duhet ta provoj edhe unë. Me kalimin e kohës arrita ta bëjë pikërisht siç e bënte ai”, ka shtuar Khan. /Telegrafi/