Infermierja që konfrontoi sulmuesin me thikë, pretendon se vetëm kreu detyrën e saj (Video)

E publikuar: 27/08/2018 04:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qetësia në dhomën e pritjes në një spital në Leicester të Angli, është prishur nga një sulmues me thikë, që kërcënonte të pranishmit dhe nisi të thyente pajisjet teknologjike.

Derisa pacientët dhe stafi po largoheshin, Caroline Clayton-Barker iu kundërvu Yusuf Aka, në përpjekje që ta ndalonte, transmeton Telegrafi.

Tani që sulmuesi është dënuar për pesë vite, për sulmin pa asnjë motiv ndaj pacientëve të pambrojtur, mediat e kanë kontaktuar infermieren e guximshme, duke e konsideruar edhe si heroinë.

“Vetëm po kryeja detyrën time, është obligim i imi që gjithçka të shkojë në rregull, prej se e pranoj turnin derisa e dorëzoj atë” ka thënë Clayton-Barker.

Megjithatë, infermierja 36-vjeçare drithërohet kur e kujton këtë ngjarje që ndodhi gjatë janarit, kur reagoi instinktivisht pa menduar nëse do pësonte edhe vet.

Pas identifikimit, policia e ka ndaluar Aka, i cili e qëlloi me thikë në shpinë një pacient, shqetësoi rëndë të pranishmit dhe shkaktoi shumë dëme materiale. /Telegrafi/