Në Zvicër shoferi gjobitet se nuk lëvizi kur u ndez drita e gjelbër

E publikuar: 22/08/2018 17:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për dallim nga gjobat e zakonshme për ata që hynë në të kuqen, një shofer francez në Gjenevë është gjobitur me 250 franga zvicerane për shkak se nuk ka arritur të hyjë në të gjelbrën, në momentin që drita është ndezur.

Shoferi e mori gjobën e pazakontë pasi nuk lëvizi në momentin e duhur, kur drita e gjelbër e semaforit u ndez rreth orës 3 të mëngjesit në Gjenevë, raportojnë mediat lokale.

Megjithatë, drejtuesi i automjetit nuk e la pa protestuar për këtë dënim, ai ka nisur një letër me shkrim për autoritetet, e cila hasi në vesh të shurdhër. Po ashtu edhe kur shkoi personalisht në stacion policor, nuk gjeti ngushëllim.

“Unë u thash policisë se nuk e kam vënë në rrezik jetën e askujt, mirëpo ai në mënyrë të pasjellshme më tha se mos lëvizja në momentin kur drita e gjelbër ndezët, është po aq e rrezikshme sa të hysh në të kuqen, sepse unë e mbajta trafikun prapa për 20 sekonda”, ka thënë shoferi. //Telegrafi/