Aeroplani më i madh në botë “Stratolaunch” është shumë afër për të realizuar fluturimin e parë në hapësirë, ka njoftuar Paul Allen, njëri nga themeluesit e kompanisë “Microsoft”, dhe njëherit ideatori i ndërtimit të kësaj fluturakeje gjigante.
“Pavarësisht peshës, së shpejti do të mund të transportojmë satelitë në hapësirë dhe ta rikthejmë fluturaken pa ndonjë problem në tokë”, ka deklaruar Jin Floyd, drejtor i kompanisë “Stratolaunch systems”, transmeton Telegrafi.
Aeroplani gjigant është i projektuar për dërgimin e satelitëve jashtë orbitës së Tokës. Krahët e tij janë hiq më pak se 117 metra të gjerë që i bie të jenë më të mëdhenj sesa një fushë futbolli, kurse gjatësia shkon në 73 metra dhe pesha totale është 230 tonë.
Por, falë motorëve të fuqishëm ai mund të transportoj pajisje të ndryshme deri në 250 tonë, që konsiderohet si një e arritur e madhe inxhinierike. /Telegrafi/