Pensionisti që kishte fjetur i mbështetur për rrethojat e një rruge në Kinë, u shpëtua pasi i ngeci qafa mes shufrave.
Raportohet se 70-vjeçari i lodhur nga i nxehti, ishte mbështetur në rrethoja dhe e ka humbur vetëdijen, transmeton Telegrafi.
Të pranishmit bashkë me forcat e rendit, e lëvizën ngadalë që ta largojnë, në mënyrë që të mos e fusin në panik.
Pasi u largua, atë e dërguan në spital, prej nga u lëshua pas kontrollit, pasi nuk ka pësuar ndonjë lëndim.
Jeta e tij ka mundur të ishte në rrezik, sikur kalimtarët e rastit të mos ia ngrinin trupin, derisa u intervenua për ta larguar, që të mos mbetej pa frymë. /Telegrafi/