Turistët që po vizitonin Parkun Nacional Serengeti të Tanzanisë, mbetën të shtangur nga një getopard që iu ngjit mbi veturë dhe qëndroi pranë tavanit të hapur.
Udhëheqësi i grupit u kërkoi ta mbanin qetësinë dhe të mos frikësoheshin, teksa ishte i pari që bëri ‘selfie’ me grabitqarin, transmeton Telegrafi.
Të njëjtin veprim e bënë edhe disa turiste të reja në moshë, teksa një tjetër i mbante sytë mbyllur dhe ia kishte vënë krahun partnerit, e tmerruar nga gjallesa.
Pasi qëndroi një kohë të shkurtër nën hijen e kapakut të tavanit, getopardi u largua pasi dukej se u frikësua prej vizitorëve në rezervatin e tij.
Mbajtja hapur e tavanit, është kritikuar shumë nga organizatat turistike, meqenëse jo gjithçka mund të shkonte si duhet dhe ata mund të përfundonin të shqyer prej kësaj kafshe. /Telegrafi/