Asensio e Bale shkëlqejnë në fitoren e Realit ndaj Romës (VIDEO)

E publikuar: 08/08/2018 09:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madridi e ka mbyllur turin parasezonal në Amerikë me fitore.Los Blancos triumfuan 2-1 në miqësoren e fundit në “International Champions Cup” kundër Romës.

Reali e nisi furishëm kundër Romës, duke shënuar gol në minutën e dytë. Marco Asensio u gjend në zonë pas një asisti mbresëlënës nga Bale, duke shënuar për 1-0.Pak minuta më vonë, në atë të 15’, Gareth Bale gjeti vet rrugën drejt rrjetës, duke realizuar për 2-0.Në pjesën e dytë u bën shumë ndryshime, kështu që krejt çka arriti të bëjë Roma ishte ngushtimi i epërsisë, Kevin Strootman shënoi për rezultatin përfundimtar 2-1 në minutën e 83’.Për dy skuadra këtu mbaron turi parasezonal, tani do të kthehen në shtëpi për t’u përgatitur për sezonet në Serie A e La Liga. /Insporti.com/