Orët inteligjente të Fossil gjithnjë janë shquar për funksionet, thjeshtësinë dhe çmimin e përballueshëm.
Me një dizajn të pastër dhe tradicional ato sjellin sistemin operativ Google Wear OS në krahun tuaj.
Shumica e tyre nuk kanë ofruar në të kaluarën sensorë për matjen e rrahjeve të zemrës por kjo do të ndryshojë.
Fossil prezantoi gjeneratën e katërt të linjës Fossil Q.
Q Venture HR dhe Q Explorist HR kushtojnë 255 dhe 275 dollarë dhe mund të zgjidhni rripin dhe ngjyrën sipas dëshirës.
Q Venture HR është 40mm i trashë ndërsa Explorist 45mm.
Për fat të keq Fossil ka ngelur me procesorin antik Snapdragon Wear 2100 i përdorur tek orët inteligjente prej dy vitesh.
Ende një çip më i fuqishëm pritet këtë vit. /PCWorld Albanian