Paralajmërimi i Luftës së Dytë Botërore, që u tregonte aeroplanëve ushtarakë të mos lëshojnë bomba në atë shtet neutral, është zbuluar në Irlandë pas një zjarri masiv.
Shënimi EIRE – që është emri vjetër i Irlandës – u pa nga njësitet mbrojtëse, teksa po fluturonin mbi Co Wicklow, transmeton Telegrafi.
Kjo është në mesin e shumë të tjerave, që u tregonte forcave ushtarake, se janë mbi këtë shtet, por për këtë të fundit nuk dihej se ekziston.
“Kemi shumë shenja të tilla në pjesën perëndimore, por jo edhe në atë lindore. Gjithçka u zbulua pas zjarreve të para dy javëve”, ka thënë një ekspert i gjetjeve historike.
Më se 150 tonelata gurë, janë përdorur për të formësuar 83 shenja të tilla nëpër bregdetin irlandez. Në të njëjtën kohë, ato i shërbyen ushtarëve amerikanë edhe si shenja navigacioni. /Telegrafi/