Një thumbim blete, për personat që janë alergjikë në të, mund të jetë me fatalitet.
Por, për dikë, edhe 27 bletë po e thumbuan, nuk e ka problem.
Astrit Mahmuti vazhdon ta bëjë punën e bletarit, edhe pas sulmit masiv që i bënë atij bletët.
Ai për RTV Dukagjinin rrëfen momentin e rrezikshëm, por që e kaloi pa ndonjë pasojë të madhe.
“Më ka thirrur shoku me arsyetimin se nuk po mundet me hap kosheren. Kur shkova atje ai për shaka me daltë i binte kosheres ndërsa bletët vazhdonin të dilnin jashtë, përderisa unë isha me rroba të shkurtra dhe kisha vetëm një sheshir”, rrëfen Mahmuti momentin kur bletët filluan ta sulmojnë.
“Personin e parë që bletët e sulmojnë është ai që e kanë përpara dhe nuk dalin mbrapa sëndëkut. Zakonisht nuk thumbojnë të gjitha menjëherë, por fillojnë dy, tri dhe nëse nuk largohesh vazhdon të rritet numri deri në 100 thumbime. Atë ditë mua më kanë thumbuar 27 bleta”, shprehet ai, përcjell Telegrafi.
Bletari me gjithë këto sulme, nuk kishte kërkuar ndihmë mjekësore pasi sipas tij thumbimet i bëjnë mirë shëndetit.
“Nuk kam pasur nevojë për ndihmë mjekësore, sepse është mirë me i durua dhimbjet. Thonë se thumbimi i bletës shërben si një antibiotik i fortë. Zakonisht ënjta në ditën e dytë është më e fortë, por tani fillon e zbehet”, shprehet bletari Astrit Mahmuti./Telegrafi/