Bonucci ka pranuar ulje page prej dy milionë eurosh për tu bashkuar me Juventusin

E publikuar: 01/08/2018 13:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Leonardo Bonucci ka pranuar zbritje të pagës deri në 2 milionë euro, pasi dëshiron me çdo kusht të bashkohet me Juventusin nga Milani.

Mbrojtësi ishte bashkuar me Rossonerët nga Juve vitin e kaluar, por tani po kërkon një kthim në Torino.

Ai aktualisht fiton 7.5 milionë euro me klubin nga San Siro, por Tuttosport raporton se ai është i gatshëm që të ulë kërkesat e tij në 5.5 milionë euro në sezon me ‘Zonjën e Vjetër’.

Marrëveshja mes klubeve është arritur me Bonucci që do të kthehet te Juve dhe me Mattia Caldara që do të shkojë në drejtimin e kundërt.

Megjithatë, marrëveshja nuk është bërë zyrtare ende, pasi po punohet që në Milan të shkojë edhe Gonzalo Higuain.

Gonzalo Higuain (Getty Images)

E në anën tjetër Higuain nuk dëshiron ta pranojë huazimin te Rossonerët dhe kërkon pagë prej 9 milionë euro në sezon.

Në momentin që Higuain e jep dritën e gjelbër për të kaluar në San Siro, shkëmbimi Bonucci-Caldara do të bëhet zyrtar. /Telegrafi/