Eni Koçi dhe Mc Kresha u këndojnë “Gabimeve”

E publikuar: 01/08/2018 04:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bëhet fjalë për bashkëpunimin më të fundit të dy këngëtarëve, Eni Koçit dhe McKreshës, të cilët kanë bashkuar forcat rreth projektit të ri.

 “Gabimet”, titullohet kënga e re e dyshes, të cilën e kanë shoqëruar me një video të veçantë që e ka punuar Blackfish Entertainment.

Pjesë e videos është edhe Kampioni Evropian i boksit, Ferit Keita, të cilin dyshja e ka falënderuar për pjesëmarrjen.

Klipi është xhiruar në zonën e bukur të Kelmendit, të cilën ia kanë sugjeruar edhe të tjerëve.

Ndryshe, dyshja do të sjell ndaras edhe këngë të reja gjatë muajve në vijim të këtij viti.