Miqësoret që nuk duhet t’i humbisni në javën e fundit të korrikut

E publikuar: 28/07/2018 17:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas një pushimi të vogël nga Kampionati Botëror ‘Rusia 2018’, rikthehen përballjet e skuadrave të mëdha.

Por, para se të fillojnë ligat e mëdha evropiane, koha është për miqësoret.

Në këtë vikend në kuadër të turneut miqësor International Champions Cup do të kemi shumë përballje interesante.

E para ishte ajo mes Arsenalit dhe Paris Saint Germainit, e cila u fitua me rezultat 5-1 nga Topçinjtë.

Nga ora 19:00 luajnë Benfica dhe Juventusi, kurse një orë më vonë Chelsea me Interin.

Nga ora 23:00 këtë të shtunë është koha për Manchester Unitedin dhe Liverpoolin.

Ndërsa në orët e para të së hënës, më saktë nga ora 01:00 luajnë Bayern Munich – Manchester City, kurse katër orë më vonë Barcelona me Tottenhamin.

Të hënën nga ora 13:30 PSG luan ndaj Atletico Madridit. /Telegrafi/