Sara Hoxha bëri festë beqarie dhe askush nuk e morri vesh, dalin pamjet që ngrenë dyshime

E publikuar: 28/07/2018 12:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo


Festa e mbrëmshme në ishullin më të frekuentuar të momentit, Mykonos në Greqi, i ngjante më shumë një atmosfere beqarie se sa një party e zakonshme. Sara në shoqërinë e të motrës Lorit, dhe disa prej shoqeve të tyre të përbashkëta më të ngushta, e kanë transferuar festën nga plazhi, në mbrëmje në një nga klubet e natës më të frekuentura të ishullit grek.

Por, detaji që na bëri të mendojmë se bëhet fjalë për festën e beqarisë, është pikërisht xhaketa me mbishkrimin: “Unë thashë Po”, që vjen si konfirmim i pranimit të propozimit për martesë që Ledioni i bëri Sarës pak kohë më parë me një unazë diamanti.

Credit: @Sara Hoxha


Ku i dihet, mund të jenë edhe pushime të mirë organizuara me shoqërinë…Mbase detaje të tjera më konkrete do të na i tregojë vetë Sara në ditët në vijim! /Class/