Ndërsa Apple Music po rritet dita ditës, Spotify po hedh hapa galopantë. Më 26 Korrik kompania Suedeze tha se numrin i abonentëve me pagesë kishte arritur në 83 milion.
Kjo përbën një rritje me 8 milion që nga muaji Maj.
Apple Music aktualisht ka 40 milion abonentë. Në total Spotify pati 30% rritje të numri të përdoruesve me pagesë dhe 40% atyre falas.
Një e ardhme e ndritur duket se e pret kompaninë e cila parashikon që të arrijë deri në 97 milion përdorues me pagesë këtë vit.
Numri i përdoruesve aktivë pritet të shkojë në 207 milion.
Mes Apple dhe Spotify ka nisur një garë e ethshme për rritjen më të shpejtë dhe deri sot kompania Suedeze ka arritur të mbajë distancën e gjigandin e iPhone. /PCWorld Albanian