Xiao Li që vizitonte bashkë me familje në një qendër tregtare të Kinës, u kafshua në dorë nga peshkaqeni që ndodhej në një akuarium të hapur.
Derisa gjyshja e gjashtëvjeçares pretendon se peshkaqeni kërceu dhe e kafshoi, pronarët e qendrës thonë se ajo e futi dorën brenda, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, vogëlushja nuk mbanë mend asgjë, vetëm se i duhet tretman për lëndimet e dhimbshme që ka pësuar. Megjithëse nuk ka ndonjë pjesë të shkëputur.
Mbrojtësit e të drejtave të kafshëve, thonë se është mizore të mbahen një gjallesë në atë hapësirë, aq më shumë në akuariumin që e ka të hapur pjesën e sipërme, duke mundësuar ngacmimin apo hedhjen gjësendeve. /Telegrafi/