Julen Lopetegui zëvëndësoi Zinedine Zidanen te Real Madridi, por bosi i Hoffenheimit, Julian Nagelsmann, pohon se ai reufzoi klubin madrilen.
Tekniku 31 vjeçar po konsiderohet me plot të drejtë si trajneri i ri më i mirë në Evropë, duke çuar Hoffenheimin në Ligën e Kampionëve në dy sezonet e fundit.
Leipzigu ka nënshkruar tashmë me teknikun i cili do të marrë drejtimin e këtij klubi nga sezoni 2019/2020.
“Reali më telefonoi”.
“Kush nuk do t’i përgjigjej një telefonate të Realit? Futboll Klubi i Universit nuk ekziston, kështu që nuk ka klub më të madh se Real Madridi.

“Por, unë jam 31 vjeçar, do të kem mundësi tjetër. Nuk kam dashur të ndërroj vendin”.
“Nëse karriera ime prej trajneri vazhdon kështu, dotë ketë një mundësi tjetër që të marr një klub të kësaj kategorie. Po ashtu, për arsye familjare, nuk kam dashur të largohem nga Gjermania”.
“Problemi i madh i shoqërisë tonë është tendenca për maksimalizim. Është e gjitha që të kesh më shumë se fqinji yt. Të kesh veturën më të madhe, të kesh llogarinë bankare më të fryrë, shtëpinë më të madhe. Unë nuk jam një njeri i tillë”, u shpreh Nagelsmann. /Telegrafi/


















