Një student qëndroi për 5 muaj në burg në Indi për një mesazh në WhatsApp të cilin nuk e kishte dërguar ai.
Autoritetet lokale thanë se 21 vjeçari u dënua për shpërndarjen e përmbajtjeve të papërshtatshme edhe pse nuk dihet se për çfarë mesazhi bëhet fjalë.
Familja e tij thotë se djaloshi u bë adminstrator vetëm pasi administratorët e vërtetë të grupit ishin larguar.
Junaid Khan, një student nga qyteza Talen në Indinë Qendrore u arrestua më 14 Shkurt. Sipas mediave lokale, ai akuzohet për rebelim ndaj shtetit.
Ai u arrestua sepse ishte administrator në grup në kohën kur hetimet u hapën.
Sipas kodit penal Indian, administratorët e grupeve në rrjetet social rrezikojnë burgim për shpërndarje të mesazheve me fyese me karakter fetar ose politik. /PCWorld Albanian