Brenda parkut të braktisur, të ndërtuar pranë një rezervati luanësh (Foto)

E publikuar: 23/07/2018 00:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vetëm një orë vozitje nga Sydney i Australisë, ndodhet një park i braktisur lojërash, që të lë përshtypje drithëruese.

Hapësira që dikur ishte shumë e këndshme për lojë, e ndërtuar pranë një rezervati luanësh, të vetmit të mbijetuar i ka luhajat dhe toboganët e ndryshkur në kohë, transmeton Telegrafi.

Larg nga parqet e sotme, që u japin vizitorëve adrenalinë pa fund, ‘Fun Land’ që do duhej të sillte shumë kënaqësi, tregon se si ishte mënyra e lojës në një kohë jo aq të largët.

E vendosur në thellësinë malore të Warragamba, parku është vështirë të arrihet për shkak të shkurreve të rritura nëpër rrugë, ndërsa shumica e strukturave dhe karrigeve janë rrëmbyer nga barishtet.

Shtëpiza betoni, trena të vegjël, shkallë të shkëputura prej strukturave që nuk të dërgojnë askund dhe një bunar i frikshëm me dy trupa betoni, që dikur shfrytëzohej për të hedhur monedha të ima, me pretendimin se do ju plotësohej dëshira – janë mbetjet e parkut, që dikush adhurohej nga familjarët.

E tëra që dihet, është se parku është hapur në fillimin e viteve të 70-ta, ndërsa ka pak njohuri për arsyet që e shtynë të mbyllej.

Sipas të gjitha gjasave, ofertat më të mira në rezervatin e luanëve që ndodhej pranë dhe amortizimi i pajisjeve për lojë, kanë bërë që klientët të pakësohen me kohë. /Telegrafi/