Aksionet e Microsoft prekën një rekord ditën e Premte pasi kompania raportoi një tjetër tre mujor të shkëlqyer financiar.
Aksionet u rritën me 4% në 108.5 dollarë duke shtuar 32 miliardë dollarë në vlerë tregu dhe vlerësuar Microsoft për herë të parë me mbi 800 miliardë dollarë.
Ndihmuar nga kërkesa e lartë për softuerë cloud, vlera e Microsoft është dyfishuar që nga 2014-ta kur Satya Nadella mori drejtimin e kompanisë.
Vetëm biznesi cloud Azure është rritur me 89%.
Kompania konkurron me Amazon, Alphabet, IBM dhe Alibaba në fushën cloud. /CIO Albanian