Courtois drejt largimit nga Chelsea, pesë portierët që mund ta zëvendësojnë belgun

E publikuar: 21/07/2018 03:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Portieri belg, Thibaut Courtois pritet të largohet këtë verë nga Chelsea dhe destinacioni i tij i radhës mendohet të jetë Real Madridi.

Blutë e Londrës po hasin në probleme të mëdha këtë verë pasi shumë nga yjet e skuadrës kanë deklaruar dëshirën për largim nga klubi.

Eden Hazard dhe Courtois janë dy lojtarët e parë që pritet të largohen nga Stamford Bridge këtë afat kalimtar.

Sikurse Hazard, edhe Courtois pritet të bashkohen me gjigantin spanjoll, Real Madridin, me mediat spanjolle dhe ato angleze që i cilësojnë marrëveshjen tashmë të arritura.

Courtois mendohet se do të transferohet te Mbretërit për një shifër prej 35 milionë eurosh pasi është në vitin e fundit të kontratës së tij me Blutë.

Me largimin e Courtois natyrshëm lind pyetja se kush do të jetë zëvendësuesi i belgut në portën e Chelseat për sezonin e ri?

Sportskeeda ka përpiluar një listë me pesë zëvendësuesit e mundshëm, ku listës i prinë portieri danez i Leicester Cityt, Kasper Schmeichel, i pasuar nga ish-portieri Petr Cech.

Në listë janë edhe portieri i Atletico Madridit Jan Oblak, ai i Milanit Gianluigi Donnarumma dhe holandezi i Barcelonës, Jasper Cillessen.

1.Kasper Schmeichel – Leicester City

2.Petr Cech – Arsenal

3.Jan Oblak – Atletico Madrid

4.Gianluiggi Donnaruma – Milan

5.Jasper Cillessen – Barcelona

/Telegrafi/