Aktori shqiptar pjesë e një seriali turk, do të luajë rolin e terroristit nga Shqipëria!

E publikuar: 20/07/2018 16:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tashmë të gjithë e dimë se aktori i njohur shqiptar Nik Xhelilaj ka filluar karrierën e tij në Turqi. Së fundmi ai ka marrë një ofertë nga producentët tukr, për tu bërë pjesë e një seriali të ri.

Nik Xheilaj do të luajë në rolin e një shqiptari. Në intervistën e tij për “Nin” ai ka thënë:
“Karakteri që do të luaj atje është shqiptar me origjinë nga Prizreni. Zgjodha të jetë nga Prizreni dhe tematika  e filmit ka të bëjë me Sirinë. Do e nis me rolin e terroristit, por në serialet turke nuk dihet se si përfundon”.
Rikujtojmë se Xhelilaj ka qenë pjesë e serialeve të ndryshëm pranë aktorëve të njohur turq./Blitz.al/