Një djalë i vogël është me fat që është gjallë, pasi derisa po kalonte rrugën e mbushur me vetura që lëviznin shpejt, për pak sa nuk është goditur nga një veturë që për fat të mirë reagoi me kohë duke frenuar.
Pamjet e këtij incidenti janë publikuar nga një polic australian që nuk ishte në detyrë. Bëhet fjalë për policin Lewis Jordan, i cili filmoi gjithçka në një autostradë, 27 kilometra larg Melbourne, transmeton Telegrafi.
Në video shihet se si arrin të frenoj në kohë dhe të del shpejt nga vetura, me qëllim që të ndalë djaloshin të ecë tutje, nga frika se do të mund ta godiste ndonjë veturë.
Sipas policisë, vogëlushi po kalonte rrugën për të shkuar në shtëpinë që nuk e kishte edhe aq larg nga autostrada. /Telegrafi/