‘Ty do të të marr me vete’, Edi dhe Fjoralba zbulojnë se ku do i shohim sezonin e ri televiziv

E publikuar: 17/07/2018 19:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edi nuk do të jetë më pjesë e sezonit të ri të “Procesit sportiv”, madje as Fjoralba, për të cilën ne të gjithë menduam se ishte vajza më e denjë për “zëvendësimin” e Marinës.


Pas disa pyetjesh edhe personale, Fjoralba i kërkoi Manushit t’u jepte përgjigje atyre që pyesnin vazhdimisht “Kur do të vijë dita të heqësh dorë nga Procesi Sportiv?”

“Kam përshtypjen që ky është takimi im i fundit….” – u përgjigj Manushi papritur. “Si i fundit? – pyeti Fjori pas kësaj: “Sot! Lajm! Duhet gjak i ri dhe energji të reja. Sporti ka nevojë për energji të reja dhe unë do të merrem me gjëra të tjera”, – tha ai. Ndërsa Fjori pasoi me pyetjen tjetër: “Kush do të moderojë me mua?” “Ty do të të marr me vete”, – i tha Manushi me të qeshur duke lënë të kuptohet se as Fjori nuk do të jetë sezonin e ardhshëm në “Procesi sportiv.”

Dhe vetëm pak ditë pas kësaj, lajmet se Edi dhe Fjori do të jenë pjesë e një projekti të ri në Top Channel janë përhapur shpejt. Blitz.al ka mësuar se sezonin e ri dy moderatorët e Top Arenas do të jenë pjesë e “E diel në Top Channel”, një program i cili është sprovuar në disa sezone me disa modetarorë. Me sa duket, këtë herë do një jetë goditje në shenjë.