PSG dëshiron ende Bonuccin

E publikuar: 13/07/2018 08:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Thashethemet e bisedimeve të Paris Saint-Germain me Milanin për Leonardo Bonucci vazhdojnë të qarkullojnë.

Qendërmbrojtësi italian ka përfunduar në radarin e parisienëve si njëri nga më të pëlqyerit për afatin kalimtar veror dhe ka shumë zëra për interesim të fortë të tyre.

Këto zëra u shfaqën në Corriere dello Sport më parë këtë muaj, ku flitej për një ofertë të mundshme të PSG-së për italianin.

Me përjashtimin e Milanit nga Liga e Evropës për shkak të shkeljeve financiare të Fair Play-it, Rossonerët janë më të prirur për të shitur lojtarë të mëdhenj për të balancuar librat financiar.

Manchester City, Manchester United dhe Chelsea tashmë janë lidhur, por Paris Saint-Germain mbeten favoritët për Bonuccin.

Sipas mediumit Culture PSG, ata po vazhdojnë negociatat me pronarët e rinj të Elliott Management për reprezentuesin italianë.

Bonucci i mbushi në maj 31 vjet dhe bëri një transferim befasuese prej 42 milionë eurosh nga Juventusi verën e kaluar.

Çmimi i Bonuccit vazhdon të sillet ende rreth 40 milionë euro. /Telegrafi/