Gjatë matjes së fundit, gjatësia totale e thonjve në dorën e majtë që nuk i kishte prerë për afro 70 vite, kishin arritur në plotë nëntë metra.
Falë këtij fakti Shridar Chilal ka arritur të futet në librin e rekordeve Guiness, transmeton Telegrafi.
Megjithatë ky rekord i ka kushtuar shtrenjtë, për faktin se dora e tij e majtë thuajse ishte bërë e “papërdorshme” pasi nuk mund të kryente kurrfarë punë për shkak të thonjve.
Por, këto ditë Chilal ka pranuar t’i pres thonjtë me një sharrë elektrike, që më pas i ka dhuruar muzeut të qytetit të Neë Yorkut. /Telegrafi/