Derisa në shumë vende të botës, banorët po e kanë të vështirë të freskohen, këtë problem nuk po e kanë edhe fëmijët e pasanikëve të Instagramit.
Imazhet e publikuara më poshtë shfaqin jetën luksoze që e bëjnë ata, dhe kur flasim për luks nuk ka sesi të na ikë nga mendja vetura luksoze, gardëroba e markave të njohura botërore, jahtet, aeroplanët dhe helikopterët privatë, transmeton Telegrafi.
Sa herë që ngriten temperaturat, ata ia mësyjnë pishinave luksoze, super jahteve ose thjesht e “freskojnë” veten me grumbuj parash.
Ndërsa sa herë që dëshirojnë t’i tregojnë të tjerëve se ku i kanë kaluar vikendet, publikojnë çantat e mbushura me gjësendet që i kanë blerë nëpër metropolet botërore.
Se për çfarë bëhet fjalë ju ftojmë t’i shikoni fotografitë, ku për shumëkënd një luks i tillë është i paarritshëm. /Telegrafi/