Dhjetë të vrarë në një sulm vetëvrasës në Jalalabad

E publikuar: 10/07/2018 16:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të paktën dhjetë veta janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur të martën në një sulm vetëvrasës në Afganistanin lindor.

Sulmuesi me mjete shpërthyese të lidhura në trupin e tij, hodhi veten në erë në një postbllok të forcave të sigurisë në Jalalabad, kryeqyteti i krahinës Nangarhar, afër kufirit me Pakistanin.

Zëdhënësi i guvernatorit krahinor, Attaullah Khogyani, i tha Zërit të Amerikës se tetë civilë dhe dy pjesëtarë të agjencisë afgane të zbulimit janë në mesin e të vrarëve.

Anëtari i këshillit krahinor, Sohrab Qaderi, tha se “pjesa me e madhe e viktimave janë fëmijë që punonin në një autolarje aty pranë”.

Dëshmitarët i thanë Zërit të Amerikës, se pjesëtarët e forcave të sigurisë ishin duke kontrolluar makinat kur sulmuesi u afrua dhe hodhi veten në erë.

Askush nuk e mori përgjegjësinë në zonën ku Talibanët dhe militantët e lidhur me grupin Shtetin Islamik kanë bazat e tyre dhe kanë marrë përgjegjësinë për disa sulme kundër forcave qeveritare afgane.