Nga Hysni Gucati
Kaluan shumë vite duke biseduar më Serbinë në dëm të Kosovës, sigurisht pala ndërmjetësuese nuk po dëshiron ta mbajë anën e të drejtës, pra të Kosovës e cila po dëmtohet skajshmerisht që kur kanë filluar bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë. Pjesë e këtyre bisedimeve ka qenëdecentralizimi dhe eksterritorialiteti i kishave dhe manastireve ortodokse, procesky që e ka dëmtuar Kosovën në aspektin territorial por edhe në ate politik. Decentralizimi do t’ia mundësojë Serbisë ushtrimin e kontrollit në më shumë se 15% të territorit të Kosovës (prej rajonit të Anamoravës e deri në Graçanicë), pa llogaritur këtu edhe 17% të territorit që shteti serb ka në veriun e Kosovës, ku funksionon çdo strukturë institucionale e këtij shteti. Procesi tjetër plotësues me atë të decentralizimit është eksterritorialiteti i objekteve fetare ortodokse. Sipas planeve të qeverisë serbe, statusin eksterritorial do ta fitojnë dhjetëra kisha dhe manastire ortodokse, të cilat Serbia i quan të një ‘rëndësie strategjike’, hapësirë kjo që përfshin rreth 1.000 km2, apo mbi 9% të territorit të Kosovës. (Eksterritorialiteti sot e ka kuptimin e krijimit të një mini shteti brenda shtetit të Kosovës). Duke e biseduar ketë temë me shokë e miq madje edhe më kolegët e mij të Organizatës së veteranëve të UCK-së, njerëzit jo që nuk pajtohen por janë të gatshëm të dalin në mal, dikujt edhe mund ti duket e çuditshme, por kjo ndodhë. Shunë vite para se UCK të formohet disa njerz në shenjë paknaqësie më pushtetin brutal të Millosheviqit dolën në mal e me kalimin e kohës e formuan edhe UCK-në. Kam ndëgjuar njerëz në tubime, ndeja e oda duke biseduar mes veti se ”cili ështëkuptimi i dialogut”. Njerëzit ndoshta nuk e dinë se sa e kanë dëmtuar 33 marrëveshjet e arritura gjatë dialogut (bisedimeve) Kosovë-Serbi, Kosovën. Madje shumëkush nuk e din sa prej tyre janë zbatuar gjër me sot e sa nuk janë zbatuar. Lidhur më dialogun është edhe diçka tjetër që të bënë të mos ndihësh mirë, gjatë gjithë procesit të bisedimeve është vrejtur një mungesë e transparencës dhe kjo tregon se palët kanë fshehur shumë shka nga ky proces që shkon në dëm të palës kosovare. Njerëzit pak apo aspak po e përmendin kompromisin rreth Fusnotës i cili poashtu ka qenë ndër vendimet e dhimbshme (lëshim pe apo vendim i papërgjegjëshëm) që e ka dëmtuar pavarsinë dhe shtetësinë e Kosovës. I gjithëky proces i dëmshëm ndodhi kinse në emër të përfaqësimit rajonal të Kosovës, për ta forcuar Kosova prespektiven e vetë evropiane gjë që nuk ka ndodhur gjër më tani dicka e tillë.Ky ishte një mashtrim klasik i popullit të Kosovës nga përfaqësuesit e zgjedhur të saj. Kjo ishte marrvevshja që Kosova heqë dorë nga shtetësia e saj dhe e kthei Kosovën dekada pas.
Shumica prej këtyre marrëveshjeve edhe sot e kësaj dite mbahen fshehur. Pos popullit të thjeshtë që ka qenë dashtë të jetë i informuar, për këtoprocese, nuk kanë qenë të informuar në shumicën e rasteve as deputetet e parlamentit të kosovës që janë përfaqësues të popullit. Disa e arsyetojnë dialogun (zgjatjen e ketij procesi) kinse për shkak të ndërhyerjes së Kinës dhe Rusisë në ketë proces duke e mbajtur anën e Serbisë. Ekipi negociator e dinë fare mirë se Kina dhe Rusia janë tërhequr moti nga ky proces.
Problematikat rreth dialogut kanë shkuar edhe më largësa që ka pasë vazhdimisht përplasje mes partive lidhur më dilemën a duhet të vazhdohet dialogu më Serbinë pa strategji dhe platëformë kombëtare. Dialogu duhet ta ketë një çëllim, ta ruaj sovranitetin dhe integritetin territorial, te ketë unitet shtetrorë, dhe kosova të jetë e ranguar meSerbinë si shtete të barabarta në organizatat ndërkombëtare. Bisededimet në fakt ka qenë dashtë të zhvillohen rreth profilizimit të pakicave serbe në Kosovë, rreth krimeve të luftës, rreth të pagjeturve, rreth resurseve të mëdha ekonomike qe ende i menagjon Serbia siq është Trepça e resurse tjera si Trepça. Por ekipet negociuese siç duketkanë shkuar aq largë sa që janë deklaruar se kemi bërë kompromise të dhimbëshme, rreth ndarjës së Kosovës dhe dëmtimit të sovranitetit të saj. Unë mendoj se dialogu duhet të përmbyllet shpejt, dhe të gjitha marrveshtjet që janë bërë në dëmë të Kosovës nuk do të jenë të pranueshme siç kanë qenë për Serbinë të pazbatueshme shumica e marrveshjeve që janë bërë deri më tani. Bisedimet dhe dialogu duhet të kenë një format dhe çasje ndryshe. Popullit po i humë durimi, e popullit do ti bashkohemi edhe ne.
Serbia edhe në këtë kohë Kosovën e konsideron zyrtarisht pjesë të vetën dhe ashtu po vepron. Minoriteti serb jetojn nëpër enklava, dhe nuk e pranon shtetësinë e Kosovës,duke e prejashtuar një grup simbolik nga ky minoritet qe e pranojnë Kosovën, por nuk goxojnë të deklarohen, ata paguhen nga bugjeti i Serbisë dhe punojnë më planprograme dhe dokumentacione zyrtare të Serbisë. Ne anën tjetër jo pak shqiptarë të Kosovës e kanë pranuar shtetësinë e Serbisë, së paku mbi 30 mij janë të evidentuar si tëtillë, shiqoni sa qytetar të Kosovës e kanë tërhequr shtetësinë, janë mbi 10 mij njerëz, e të mos flasim sa njerëz kan azil politik në vendet e Evropës si të përndjekur, ngaUCK-ja e të mos flasim për 50 mij kosovarë tjerë që ikën nga Kosova në shenjë revolte për shkak të pasigurisë dhe mosprespektivës.
Edhe pas shpalljes së pavarsisë së Kosovës vepron në Kosovë administrate e UNMIK-ut e cila e njeh rezolutën 1244. Për ti përballuar këto problemena ka munguar strategjia përkatëse dhe ndërtimi organizmave preventive. Lojës me pakicat serbe duhet ti vije fundi. Pakica serbe është një mekanizëm i instrumentalizuar në duart e Beogradit, atyre të drejtat e rezervuara po u japinë hapsirë për të dominuar mbi 99 përqind të shumicës shqiptare.Në anën tjetër deputetet e minoritetit serb edhe sot e kësaj dite shumica prej tyre nuk e njohin Shtetin e Kosovës por kanë mundësi të vendosin balance dhe prishin balance sa i përket konceptit të vendimmarrjes për çështje të rëndësishme.Faktikisht ky fenomen Kosovës i’a ka humbur ritingun në arenën ndërkombëtare.
Serbia pothuajse për ditë e rrezikon stabilitetin e Kosovës e ne kemi heshtur. Gjatë këtyre viteve Serbia e ka provokuar në format më të vrazhda dhe më të padurueshme pavarsinë dhe sovranitetin e Kosovës dhe ne prap kemi heshtur. Keto janë disa nga shenjat qe tregojnë se Kosova po “palestinizohet”.
Dialogu duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe ta njoftoj popullin me vendimet dhe ecurinë e bisedimeve. Në të kundërtën, situatat e gjërtanishme kanë treguar se Kosova është pronë e një kaste njerëzish të cilët mund të bëjnë shka të dojnë më të.E thash edhe më lartë marrveshjet që janë bërë në dëm të Kosovës nuk kanë me qenë të pranueshme, aty ku cenohet integriteti i Kosovës derdhet gjak i ri. Në bisedimet e më hershme, Edita Tahiri në bashkpunim më Jeremiqin dhe negociuesit tjerë i përgaditën planët për njëAutonomitë cunguar ndoshta të përmasave si tëvitit 1945 kur Kosova dhe viset tjera iu aneksuan Serbisë. Sigurish se ekipi negociator i Kosovës i ka parasysh rreziqet e mundëshme.
Bisedimet mëVuçiqin të cilat po zhvillohen në fshehtësi janë të papranueshme dhe paraqesin rreziqe të reja për Kosovën. Qytetarët ka kohë qe kanë filluar ta humbin besimin në disa prej institucioneve të qeverive të kaluara dhe të kësaj qeverije. Ky fenomen është bërëi dukshëm para shumë vitesh. Sistemi shumë i dobët i stafit diplomatik, ka bërë që Kosova të deshton në shumë procese zhvillimore të politikave të jashtme. E tillëështë loja më shtetet që e kan njohur pavarsinëe Kosovës, e nënë presionin e Serbisë ato qenkan tërhequr. Stafi diplomatik i Kosovës nuk ka mundut ta tejkalon ketë goditje që ka ardhur nga Serbia dhe kjo lojë po vazhdon edhe sot.
Pushtetarët tanë dhe strukturat që janë caktuar për ta vazhduar dhe përfunduar dialogun me Serbinësi dukët kanë ra nënë ndikimet strategjike të projektit të kryetarit të Serbisë të shifruar,exit strategy (strategjia dalese), përmes të cilitështë paraparë që të shtyhet dialogu deri në pakufi apo deri sa Serbia ti mbrrinë qëllimet e veta.Ushtarët e minoritetit serb në FSK por edhe në SHPK marrin pensione nga Beogradi e në disa raste edhe paga, këtë e tregon më së miri tërheqja e disa pjesëtarëve serb nga FSK-ja nënë presionet e Beogradit.
Serbia përmes ndikimit ekonomik dhe biznismenëve artificial-hibrid qëi ka krijuar në Kosovë,po e shtrinë ndikimin e vet politik në Kosovë. Ky process po e rrezikon pavarsinë e Kosovës dhe i ka dhënë hapësirë të mjaftueshme depërtimit rus në Kosovë por edhe në vendet e rajonit, si në Maqedoni, Greqi, Shqipëri, Serbi, Mal i Zi etj. Madje ky proces, bëhët fjalë për ndikimin ekonomik, ka shkuar aq largë sa qëështë duke u punuar në projektin e ri të rikonsolidimit të Jugosllavisë së re, prapa të cilit qëndrojnë edhe disa politikaj kosovarë por edhe nga Shqipëria. Unë mendoj se nuk është mirë të luhet më Pavarsinë e Kosovës sikurse u luajt dikur më ndrrimin e Kushtetutës e ky problem u bë shkas për tu ngritur i madh e i vogël në mbrojtje të Kushtetutës. Prandaj konsulltimi është ndër shtyllat e progresit, mos i bëni gjërat kokë në vete, populli u zgjodh ju por populli edhe u heq, ai është sovrani.
Nikimi politik i kishës ortodokse në Kosovë, dhe shtetet e rajonit, i ngjalli ekstremizmat tjerë fetar në rajon.Për ta dëmtuar imazhin e Kosovës, Kisha Ortodokse e ndihmoj për tu fuqizuar vijën e ekstremizmit musliman për ta paraqitur Kosovën në arenën ndërkombëtare shtet me ndikim islamik, më këtë letër Serbia ka lojtur disa herë edhe në të kaluarën.
Gjatë historisë të gjitha dyndjet e mëdha qëi ka organizuar Kisha ortodokse kundër shqiptarëve, fillimisht shqiptarët i detyronte ta ndrronin identitetin, kombësinë dhe fenë, në disa raste para se të organizohëshin shpërnguljet masive të shqiptarëve që i detyronin tëshkruheshin turq e pastaj bëhëshin konventat mes Turqisëe Serbisë për dëbimin e tyre në tokat e shkreta të Anadollit për ti populluar ato pjesë. E ka hequr të zitë e ullirit ky popull por gjithmonëështë dalë dikush që i ka dalë Zot.
Nuk na vlejnë fitoret që e lënë shtetin në dizavantazh. Ti mbledhim dhe ti avancojmë mendjet e ndritura, njerzit qe e duan pa hile ketë vend, ka mjaft. Edhe ju qëna keni udhëhequr gjerë më tani e keni hisen e madhe në ketë vend se keni bërë mund e sakrifica të mëdha por me udhëhequr vendin nuk keni ditur.
Serbia duhet ta ndërron çasjen ndaj Kosovës, e pastaj Kosova ka argumentet e veta për të negociuar. Një vend i enklavizuar si Kosova, me një sistem paralel në të gjitha fushat, me liri të kufizuara në të gjitha hapsirat e këtij territori, me banada e grupe të armatosura e të uniformuara që sillen në Kosovë para syve të BE-së, të politikajve tanë, e para tërë botës, banda që vrojnë e kfjellin në Kosovë me ta nuk ka bisedime të mirëfillta. Keni kohë të mjaftueshme që ti ndertoni platformat politike të zgjedhjes së problemit mes Kosovës dhe Serbisë dhe pastaj bisedimet janë të nivelit të barabartë. Nuk është e pranueshme që bisedimet të bëhën nënë presionin e bandave paramilitare dhe ndikimit të mbrendëshëm që e ka shtri Serbia në Kosovë.Këshilla e fundit e imja ështëta shpetojmë kombin nga injoranca, korrupcioni e harresa historike. Duhet ta promovojmë Kosovën jo përmes kompanive lobuese, por të bëjmë punë që të lobojmë për to. Ti promovojmë vlerat e popullit shqiptar dhe të lobojmë në botë më keto vlera qe janë univerzale në botë. Duhet të bëjmë aleanca të fuqishme më shqiptarët e Luginës së Preshevës, më shqiptarët e Çamërisë, më ata të Maqedonisë, të Malit të Zi, Kosovës e Shqipërisë më shqiptarët e diasporës qe janë pjesa elitare e kombit shqiptar, mos ti harrojmë shiptarët e kolonive të hershme të vendosur në SHBA, Itali, Turqi, Greqi etj, për ta quar vendin përpara dhe për të gjetur rrugët e favorshme të dialogut të Kosovës dhe Serbisë, ja vlenënjë sakrificë e tillë.
Prishtinë, 9 korrik 2018