Një video amatore shfaq një vajzë të re e cila derisa po peshkonte, befasohet kur para saj shfaqet një peshkaqen gjigant i cili ia rrëmben peshkun që kishte rënë në grepin e saj.
Lexis Chancey po qëndronte ulur mbi një platformë “lundruese” në Stuart të Floridës, duke u munduar të zë ndonjë peshk për drekë, transmeton Telegrafi.
Por, 20-vjeçarja pas disa momenteve e kupton se në grepin e saj kishte ngecur një peshk, të cilin ia rrëmben në momentet e fundit një peshkaqen.
Ajo lëre që e humb peshkun, por e humb përqendrimin dhe fillon të bërtas nga frika se mund ta pësojë edhe ajo.
Chancey është e bija e Ben Chancey, peshkatarit të njohur që ka emisionin e tij “Cheë On This”. /Telegrafi/