Rita Ora ka nisur turin e saj të koncerteve. Ajo gjendet në Kroaci, ku pas disa ditëve të pushimit ka shkuar në qytetin e Poreçit për të mbajtur një koncert.
Koncerti ka nisur pas përfundimit të ndeshjes Kroaci-Rusi. Rita me këtë rast i ka uruar fansat e saj kroat për fitoren. Ajo ka përdorur edhe fjalë shqipe në fjalimin e saj.
“Mirëmbrëma. Të gjithë fansave të mi kroatë, urime”, është shprehur Rita./GazetaExpress/
Më poshtë ndiqni videon e Ritës:


















