​Ariana Grande e zbulon madhësinë e penisit të të fejuarit të saj

E publikuar: 08/07/2018 22:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja 24-vjeçare e hitit “No Tears Left to Cry” ditë më parë ka shfrytëzuar një mundësi për të treguar pak më shumë se që duhet për organin gjenital të të fejuarit të saj.

Një përdoruese e rrjetit social “Twitter”, në internet, ia ka adresuar asaj një pyetje, për këngën e saj të re “Pete”, të cilën ajo ia ka kushtuar aktorit të “Saturday Night Live”.

“Çfarë gjatësie ka Pete?”, e ka pyetur atë një admiruese, para se të sqarohej se po e pyeste këngëtaren për këngën e paralajmëruar.

“Nja 10 inç?”, është lavdëruar këngëtarja e famshme, duke sugjeruar se i dashuri i saj ka një penis me madhësi prej 25 centimetrash.

“Oh, dreqin, dua të them… nja një minutë e diçka”, ka shkruar më pas ajo në “Twitter”.

Ditë më parë, këngëtarja ka mohuar spekulimet e admiruesve të saj se ajo është shtatzënë.

Ariana ka thënë se çifti i ri nuk e ka ndërmend të bëjë pasardhës në të ardhmen e afërt. /Express/