Skena të pabesueshme të rrahjes në kualifikueset “Kina 2019”: Loja u ndërpre shkaku i përjashtimit të 13 basketbollistëve

E publikuar: 04/07/2018 10:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kaos i madh është parë në ndeshjen basketbollistike të kualifikueseve për Kupën Botërore, “Kina 2019”.

Po zhvillohej takimi mes kombëtares së Australisë dhe Filipineve, kur basketbollistët e të dyja ekipeve filluan të qëronin hesapet në parket.

Në fakt, kishin mbetur edhe katër minuta të çerekut të tretë kur gjatë një aksioni të filipinezëve, një basketbollisti i tyre bëri një faull në sulm, ku goditi me bërryl kundërshtarin dhe kjo dërgoi deri përleshja fizike.

Kaosi në Filipine Arena filloi pranë rezultatit 79:48, ku në avantazh të thellë ishin mysafirët australianë.

Por, shkaku i ndëshkimeve dhe faulleve personale, kombëtarja e Filipineve mbeti me tre basketbollistë në parket dhe për këtë arsye takimi u ndërpre kur shifrat në semafor tregonin 89-53 për “kengurët”.

Kjo ka bërë që ndeshja të ndërpritet dhe pritet që FIBA t’i njeh fitoren e australianëve me rezultat zyrtar.

Ndryshe, Kosova ka përfunduar garat për kualifikimet duke mos arritur asnjë fitore të vetme në katër ndeshje.

Theksojmë se përfaqësuesja jonë ishte në grup me dy kombëtare të forta – Hungarinë dhe Poloninë. /Telegrafi/