Blogeret në gjithë Kinën kanë shpërndarë në internet një video, që tregon fuqinë e makijazhit.
Transformimi mbresëlënës, shfaq femrat të cilat heqin nga fytyra qerpikët fallso, lentet e syve si dhe hundën protetike, që së fundmi është bërë trend në disa pjesë të Azisë, transmeton Telegrafi.
Pamjet e kësaj videoje janë duke bërë xhiron e botës, dhe deri më tani është shikuar nga miliona njerëz dhe është shpërndarë nga qindra persona.
Por, është interesant se si brenda pak minutave arrijnë të shndërrohen në persona krejtësisht tjerë, që dëshmon fuqinë e makijazhit. /Telegrafi/