Atletico Madridi i është bashkuar Sevillas për Nikola Kalinic.
Por, problem paska është çmimi prej 25 milionë eurove i vendosur nga Milani.
Kroati dëshpëroi me paraqitjet e tij te klubi nga San Siro, që kur erdhi nga Fiorentina në verën e kaluar shënoi vetëm gjashtë gola dhe dhuroi gjashtë asistime në 41 paraqitje në të gjitha garat.
Nikola Kalinic gjatë një dueli me Shkodran Mustafin në ndeshjen e Ligës së Evropës në San Siro (Foto: Getty Images)
Tashmë Sevilla ka bërë ofertë në vlerë prej 14 milionë eurove, por oferta është refuzuar nga Rossonerët.
Por, sipas Calciomercato.it, tani garës i është futur edhe Atletico Madridi.
Gjithmonë sipas burimit të lartpërmendur, interesimi i klubit nga Madridi është aq serioz sa trajneri Diego Simeone ka tentuar të flas me Kalinicin personalisht.
Në të kaluarën 30-vjeçari ishte pjesë edhe e Blackburn Rovers, Dnipro Dnipropetrovsk, kurse karrierën e ka filluar te Hajduk Spliti. /Telegrafi/

















