Një figurë fetare kontroverse në SHBA ka deklaruar se Donald Trump u zgjodh President për t’u dhënë të krishterëve kohë për t’u përgatitur për fundin e botës.
Siç shkruan DailyStar, përcjell Telegrafi, Televangjelisti Jim Bakker, 78 vjeç, bëri komentet kontradiktore në një emision televiziv.
Madje, siç pretendon ai, Perëndia i kishte dhënë atij personalisht informacionin.
Bakker, reputacioni i të cilit ishte rrënuar pas një skandali seksi dhe akuza për mashtrim, tha: “Kjo është ajo që më tha”.
“Ai tha, ’Donald Trump është një afat në këtë kohë të trazuar dhe unë e dërgova për t’ju dhënë kohë për t’u përgatitur për atë që po ndodh në tokë’”.
Ai tha në emisionin, i cili u transmetua të mërkurën, “Perëndia na ka dhënë një njeri që nuk ka frikë të luftojë”.
“Ne kemi një president që njerëzit mendojnë se është i çmendur”.
“Ata e quajnë atë të çmendur, por ai është duke bërë traktate paqeje, ai është duke bërë të gjitha gjërat për të zgjidhur problemet e botës dhe Perëndia e ka vënë në tokë – Perëndia foli me mua një natë më parë, Ai tha, ‘E vendosa Donald Trumpin në tokë për t’ju dhënë kohë, kishës, për t’u përgatitur’”.
Madje Bakker beson se ngjarjet e fundit si Uragani Harvey Irma dhe Maria janë shenja që ne po vijmë drejt fundit.
Ai shpesh u tha shikuesve “ne jemi në ditët e fundit”. /Telegrafi/