Drita e deklason Lincolnin, shkruan historinë (Video)

E publikuar: 29/06/2018 23:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drita ka bërë një ndeshje fantastike ndaj Lincolnit, në ndeshjen parakualifikuese për Ligën e Kampionëve.

Në udhëtim Drita shënoi fitore prej 1 me 4, duke siguruar kështu kualifikim historik në xhiron e parë të ndeshjeve kualifikuese në Ligën e Kampionëve, transmeton Koha.net.

Liridon Leci shënoi golin e parë kur po luhej minuta e dytë, kurse shifrat Lincolni i barazoi në minutën e 61.

Në vazhdime Drita ishte superiore duke shënuar tre gola.

Leci riktheu epërsinë, kurse më pas shënuan edhe Xhevdet Shabani e Haxhi Neziraj, ky i fundit që la gol shumë të bukur.

Në xhiron e parë Drita do të përballet me Malmon.


Liridon Leci rikthen sërish epërsinë e Dritës, feston me shqiponjë

Liridon Leci ka kaluar sërish Dritën në epërsi ndaj Lincolnit, e festoi sërish me shqiponjë.

Ai shënoi nga penaltia në minutën e 105+3 në vazhdime, transmeton Koha.net.

Kurse gjithashtu edhe numri i lojtarëve në fushë u barazua pasi me të kuq u ndëshkua Lopes, që shkaktoi këtë penalti.


Drita mbetet me një lojtar më pak në fushë

Drita ka mbetur me një lojtar më pak në fushë ndaj Lincolnit.

Ishte Fidan Gërbeshi që u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje që bëri kur po luhej minuta e 101, transmeton Koha.net.

Kur ndeshja është në vazhdime, rezultati aktual është 1 me 1, përderisa Drita pjesën e mbetur të vazhdimeve e luan me një lojtar më pak në fushë.


Mbyllet me barazim koha e rregullt Lincolni – Drita, tani vazhdimet

Ka përfunduar koha e rregullt në ndeshjen parakualifikuese për Ligën e Kampionëve ndërmjet Lincolnit dhe Dritës.

1 me 1 është rezultati pas 90 minutave të kësaj ndeshje, transmeton Koha.net.

Liridon Leci kishte kaluar Dritën në epërsi në minutën e dytë, kurse Lincolni barazoi shifrat në minutën e 61 përmes Corralit.

Ndeshja tani shkon në vazhdime, dhe nëse nuk do të ketë ndryshim në rezultat, atëherë do të jenë penaltitë ato që do ta vendosin fatin e këtij takimi.


Lincolni barazon shifrat ndaj Dritës

Lincolni ka barazuar shifrat ndaj Dritës, në ndeshjen parakualifikuese në Ligën e Kampionëve.

Ishte Corral ai që shënoi për Lincolnin kur po luhej minuta e 61.


Nis pjesa e dytë Lincoln – Drita

Ka nisur pjesa e dytë ndërmjet Lincolnit dhe Dritës.

Klubi nga Gjilani pati disa raste të mira por pa efikasitet në fillim të pjesës së dytë.


Drita mbyll pjesën e parë me epërsi ndaj Lincolnit

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes parakualifikuese për Ligën e Kampionëve ndërmjet Lincolnit dhe Dritës.

Klubi nga Gjilani e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi prej 0-1, transmeton Koha.net.

Ishte Liridon Leci ai që shënoi golin e epërsisë për Dritën, ndërsa festoi duke e bërë shqiponjën.

Fituesi i kësaj ndeshje hyn në xhiron e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve.


Drita kalon në epërsi ndaj Lincolnit

Drita e ka nisur për mrekulli sfidën ndaj klubit nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps.

Ishte Liridon Leci ai që shënoi për klubin nga Gjilani kur po luhej minuta e dytë, transmeton Koha.net.

Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikim në Ligën e Kampionëve, pjesëmarrja e parë e Dritës në këtë garë.