Një restorant në Las Vegas është bërë i famshëm jo për diçka tjetër, por shkaku i shërbimit të hamburgerit që bëhet aty.
Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për hamburgerin që kushton 85 dollarë, me të cilin mund të ushqehen shtatë persona.
Siç bëhet e ditur më tej, hamburgeri në fjalë është i përbërë nga dy biftekë të mëdhenj, mish derri, patate e domate – duke mos harruar salcat e shumta.
Dhe sikur të mos ishin të mjaftueshme, bëhet e ditur se këtij hamburgeri i shtohen edhe katër vezë të skuqura, si dhe shtresa djathi.
Sipas pronarit të restorantit, Jackie Lim, ky hamburger më shumë përngjanë me një “hamburger që zëvendëson tortën e ditëlindjes”.
Detaji tjetër që duhet pasur parasysh lidhur me këtë specialitet është se për ta shijuar ju duhet ta porosisni rreth 72 orë më herët. /Telegrafi/