Pas një aksidentit të trafikut është e rëndësishme që të lënduarit t’i jepet ndihma e parë (e në veçanti fryma artificiale nëse ka humbur vetëdijen), sepse intervenimi i hershëm rrit gjasat që i aksidentuari t’i shpëtojë vdekjes.
Kjo ka bërë që policë nga e mbarë bota të angazhojnë dhe trajnojnë edhe qentë në kë të fushë, siç mund të shihet edhe në videon e publikuar më poshtë, transmeton Telegrafi.
Aty shfaqet një polic i Madridit të Spanjës i cili simulon situatën kinse ka humbur vetëdijen dhe është rrëzuar në tokë, ku menjëherë intervenon qeni i policisë i cili i jep ndihmën e parë duke i bërë masazh në zemër, dhe duke iu afruar në fytyrë për tu siguruar nëse po merr frymë.
Ky inskenim është realizuar para masës, ku qenushi Poncho vrapon pas policit të shtrirë dhe pasi që sigurohet se ka humbur vetëdijen i bën masazh, duke i kërcyer sipër me dy këmbët dhe më pas afrohet për ta parë nëse po merr frymë.
Pamjet e këtij momenti janë publikuar në internet dhe për pak minuta janë virale, ku më shumë se 1.7 persona kanë shikuar videon.
Ndërkaq, John Billings ekspertë i qenve, ka deklaruar se qeni është e vetmja qenie e cila mund ta dashurojë pronarin më shumë sesa veten. /Telegrafi/