Nëna e tre fëmijëve, ka zbuluar se tetë vitet e fundit i ka kaluar si ‘surrogate serike’ – duke lindur pesë fëmijë, për familjet që nuk kanë mundësi të kenë një biologjik.
Didi Perry nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara, u interesuar të angazhohet si nënë surrogate, 16 vjet pasi lindi fëmijën e fundit – sepse deshi të ndihmojë ato që nuk mund të bëhen nëna, transmeton Telegrafi.
Megjithëse është e vështirë që këto angazhime të kryhen pas moshës 40-vjeçare, ajo ka vazhduar të sjellë fëmijë, deri pak para se të pensionohet në moshën 50-vjeçare.
Ajo nuk e ka pasur kurrë të vështirë t’i japë bebet, pasi i konsideronte se nuk janë të saj, ndërsa do gëzonin pa masë familjet të cilave u dhurohen.
“Është e vështirë të gjejë fjalët, se sa gëzohen prindërit kur e marrin në duar fëmijën e ri. Ky moment është mbresëlënës”, ka thënë Perry.
Të ndihmuarit e të tjerëve, është arsyeja pse për tetë vite ishte kryesisht shtatzënë, gjë që e konsideron si varësi dhe kënaqësi shumë e madhe – teksa e bën të ndjehet e shëndetshme dhe e plotësuar.
Derisa shumica e nënave surrogate, janë të interesuara vetëm për para, Perry është më shumë e interesuar që ta bëjë një familje të lumtur.
Madje, ajo nuk ka marrë asnjëherë paradhënie, por vetëm pagesën pasi ta ketë dhuruar fëmijën, të cilën e konsideron vetëm si një bonus pozitiv.
Pasi lindi fëmijën e fundit, Perry është e angazhuar në një klinikë, ku takon nënat surrogate më familjet që e duan një fëmijë, si dhe japë këshilla në këtë drejtim.
E bija saj 23-vjeçare, do të nisë së shpejti procedurat ligjore, që të bëhet nënë surrogate për herë të parë, vendim për të cilin Perry ishte më se e lumtur dhe krenare. /Telegrafi/