Dikur ishte kryetar i saj, italiani i lë 4 milionë euro trashëgimi qytezës që drejtoi

E publikuar: 26/06/2018 09:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Carlo Nicoli (Dc) ka lënë si trashëgimi katër milionë euro në Bashkinë e Fornovos San Giovanni, qendra e 5 mijë banorëve të Bergamos së Ulët, të cilën e kishte administruar në vitin 1962 dhe 1975.

Kjo u njoftua, papritur nga kryetari aktual, Gian Carlo Piana, gjatë këshillit të fundit bashkiak të qytetit.

Ish kryetari i bashkisë vdiq në moshën 85-vjeçare dhe i la të gjitha pasuritë e tij në qytet, përcjell gsh.

Nicoli vdiq në dhjetor 2016 dhe procesi i gjatë burokratik për të formalizuar dhe përcaktuar sasinë e trashëgimisë përfundoi një vit e gjysmë më vonë: dy milionë e gjysmë euro vetëm midis parave kesh, aksioneve dhe letrave me vlerë, plus tre apartamente në Bergamo, një në Treviglio, tokë dhe një vilë në fshat. Për një total prej rreth katër milionë euro.

“Burimet do të përdoren për krijimin e punëve dhe shërbimeve publike, e njihja Nicolin nga sytë, ai ishte një person shumë i rezervuar, nuk do ta kisha pritur këtë gjest që na nderon”, deklaroi kryetari aktual.