FIFA dënon kombëtaren e Argjentinës

E publikuar: 26/06/2018 08:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Federata Ndërkombëtare e Futbollit, e njohur më mirë si FIFA, ka shqiptuar edhe dënime të reja për kombëtaret pjesëmarrëse në botërorin që po zhvillohet në Rusi.

FIFA ka dënuar rëndë Federatën Argjentinase të Futbollit pasi tifozët e tyre u shpallën fajtorë për këndimin e këngëve homofobike

“Federata ka përkrah tifozët në hedhjen e gjësendeve të forta në fushë dhe këndimin të këngëve homofobike e fyese. Gjithashtu edhe për shkeljen e rregullave të mediave dhe marketingut për mos pjesëmarrje në intervista pas ndeshjes”, shkruan në njoftimin e organit më të madh qeverisës së futbollit.

Lionel Messi (Getty Images)

E gjithë ngjarja kishte ndodhur pas humbjes së tyre 3-0 ndaj Kroacisë në ndeshjen e Grupit D gjersa janë dënuar me 105 mijë franga zvicerane

Incidenti ndodhi pas humbjes shokuese të argjentinasve, e cila kualifikimin do ta kërkoj përmes fitores ndaj Nigerisë në takimin e fundit në grupe.

Theksojmë se takimi mes këtyre dy kombëtareve do të zhvillohet gjatë ditës së sotme me fillim në ora 20:00 në Shën Petersburg. /Telegrafi/