De Gea bëri shpëtimin e parë në Kupën e Botës 2018 kundër Marokut, Muslera e Subasic ende nuk kanë pranuar gol

E publikuar: 25/06/2018 23:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deri në ndeshjen e kësaj mbrëmjeje kundër Marokut, David de Gea ishte portieri i vetëm që është paraqitur në Kupën e Botës 2018 dhe nuk e kishte bërë një pritje të sigurt.

Sipas statistikave të siguruara nga FIFA në faqen zyrtare të saj, portieri spanjoll nuk e kishte pritur asnjë top gjatë 180minutave të luajtura në botëror, por një gjë të tillë e ka bërë në takimin e sotëm.

David De Gea (Getty Images)

Pas pranimit të golit në të 14 minutë, De Gea përfundimisht shpëtoi një gol të sigurt të Boutaib, i cili humbi një rast përballë portierit.

Gjersa Ochoa i Meksikës është portieri që ka bërë më së shumti shpëtime me 14 sosh, i cili ndiqet nga Kasper Schmeichel i Danimarkës, i cili ka bërë 10 mbrojtje.

Keylor Navas i Kosta Rikës, Mathew Ryan i Australisë dhe Hannes Halldorsson i Islandës, secili ka nga nëntë pritje të sigurta.

Ndërkohë, Fernando Muslera i Uruguai që ka gjashtë pritje dhe Danijel Subasic i Kroacisë me pesë, janë të vetmit portier të cilët nuk kanë pranuar ende gol në botërorin Rusia 2018.

Ndryshe, tashmë dihen çiftet e para të 1/16 së finales së Kupës së Botës, ku do të takohen Spanja-Rusia dhe Portugalia-Uruguain. /Telegrafi/