Anjeza Maja tregon 'gafat' në 'Maratonën e Këngës', do shkriheni së qeshuri

E publikuar: 25/06/2018 09:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe Anjeza Maja nuk bën përjashtim. E ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb” moderatorja ka rrëfyer se ajo ka disa episode të cilat sot i kujton me humor dhe qesh me to.

“Moment i vështirë bëja Maratonën e Këngës Popullore në sheshe të ndryshme dhe koncertet i kishim në qytete të ndryshme. I kishim njëri-pas tjetrit.  Ishim në Elbasan një ditë ndërsa të nesërmen shkuam në Berat. Më duhej të mbaja sheshin gjallë për 4-5 orë rresht. Kur shkuam në Berat unë thoja Elbasan, Elbasan. Ata : “Berati moj”, nja 3 herë. Më pas ka qenë një togfjalësh kur ishim në Pogradec. Doja të thoja “buzë liqenit” dhe thashë “buzë bregut detit të liqenit”. Më e bukura ka qenë me Saimir Çilin që do këndonte. Në vend të thoja që do lërë organon e tij në skenë dhe do të ngjitet për të kënduar thashë “lë jorganin e tij në skenë dhe ngjitet për të kënduar.”,- ka kujtuar mes të qeshurash Anjeza./Blitz.al/