Përfaqësuesja e Japonisë ka pasur rritje të madhe në vitet e fundit në futboll.
Ata aktualisht në renditjen e vendit janë në pozitën e 61-të, kurse në Grupin H të Kampionatit Botëror ‘Rusia 2018’ janë në pozitën e parë.
Rritja dhe paraqitjet e tyre u komentuan edhe në emisionin e RTV Dukagjinit, Dueli Botëror, ku u shpjegua mirë nga trajneri dhe analisti Bylbyl Sokoli, i cili tregoi se ai ata kanë planifikuar të bëhen kampion në Botëror në vitin 2050.
Keisuke Honda duke festuar golin e barazimit ndaj Senegalit se bashku me Yuto Nagatomon (Foto: Getty Images)
“Ata kanë planifikuar që të kualifikohen në këtë kampionat dhe janë kualifikuar ashtu siç kanë planifikuar”.
“Një administrator i lartë i Japonisë gjatë një ligjërate ka thënë se ata planifikojnë që në vitin 2050 të shpallen kampion”, ka thënën Sokoli, duke folur për planin e Federatës së Futbollit të Japonisë.
Shteti japonez shquhet për përkushtimin e madhe, se si me detaje i planifikojë rritjet në shumë fusha, përshirë këtu edhe sportin e futbollit. Aktualisht lojtarët japonez luajnë në ligat dhe klubet më të mëdha evropiane.
Ndeshja e ardhshme e Japonisë është ndaj Polonisë, vendimtare për kualifikimin në fazën e eliminimit direkt.
Të ftuarit tjerë në këtë emision ishin edhe: Ismet Munishi (trajner/analist), Adelina Emini (këngëtare), Gen Zeqiraj (trajner fitnesi) dhe Dardan Belegu (zv.drejtor në RTV Dukagjini). /Telegrafi/

















