Femrat e fundit “hundëtapë” – u mbylleshin hundët që të ishin më pak tërheqëse (Foto)

E publikuar: 23/06/2018 17:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fotot e mëposhtme tregojnë brezin e fundit të “femrave hundëtapë”, të cilave u mbylleshin hundët nga të vjetrit e fisit në mënyrë që të ishin më pak tërheqëse për tributë e egra fqinje.

Fotot portret tregojnë femrat e tribusë Apatani të Indisë, të cilave u mbushnin hundët në mënyrë që të mos i shkonte mendja njeriu për t’i grabitur.

Shkrepjet janë të fotografit libanez Omar Reda.

“Kam udhëtuar në shumë vende dhe kam fotografuar shumë tribu, por ishte hera e parë që shikoja një modifikim të tillë në hundë. Historia pas këtyre modifikimeve ishte edhe më interesante”, thotë Reda.