Kim ka treguar se një pjesë të madhe të kujtimeve të saj i ka dokumentuar me anë të selfieve, por ka bërë edhe deklaratën e papritur se ka hequr dorë nga to.
Sipas yllit të “Keeping Up With The Kardashians”, ajo dëshiron që të jetojë jetën e vërtetë.
“Nuk bëj më selfie, nuk më pëlqejnë më. Nuk është çdo gjë të ulesh të bësh selfie, dua të jetoj jetën e vërtetë. Nuk i kam problem fotot, por nuk qëndroj me në telefonin tim si më parë”, është shprehur ajo.
Ajo ka treguar se tanimë ka prioritete të tjera dhe dëshiron të tregohet më e rezervuar për jetën private.
E imagjinoni dot Kimin të jetojë pa selfie? Ne jo!

















