Edhe pse kishte pësuar lëndime të rënda trupore në aksident trafiku, pacienti këndonte derisa mjekët i vënin allçi dhe ia shëronin plagët (Video)

E publikuar: 22/06/2018 01:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një baba ka përfunduar në spital pas një aksidenti me motoçikletë, ku si pasojë mbeti i lënduar rëndë.

Megjithatë kjo nuk e ndaloi 25-vjeçarin që ishte përplasur me një veturë në Hertfordshire të Anglisë, që të këndojë këngën e Ed Sheeran – Shape of You, derisa mjekët po intervenonin në plagët e marra, transmeton Telegrafi.

Edhe pse mjekët ishin të brengosur se ai mund të ketë pësuar lëndime të rënda trupore, Billy për asnjë moment nuk u ndalë duke kënduar.

Në videon e publikuar më poshtë shihet se si ishte mbuluar në gjak dhe pothuajse çdo pjesë të trupit e kishte të prerë, por ajo çfarë u bënte më shumë përshtypje mjekëve ishte vullneti i tij dhe durimi.

“Këndonte derisa i venim allçi, dhe ia fashonim pjesët e ndryshme të trupit që i kishte lënduar gjatë aksidentit me motoçikletë”, ka deklaruar mjeku që e kishte trajtuar. /Telegrafi/