I vogli i majmunët është shpëtuar nga fshatarët zemërmirë, të cilët i hodhën një litar për të dalë nga gropa e thellë në të cilën kishte ngecur.
Një grup majmunësh ishin mbledhur rreth një grope mbi 10 metra të thellë duke tentuar ta nxjerrin të voglin në një fshat në Maharashtra të Indisë, transmeton Telegrafi.
Megjithatë në momentet më kritike u dolën në ndihmë fshatarët, të cilët sapo panë majmunin e vogël që kishte ngecur në gropë, i hodhën një litar me ndihmën e të cilit arriti të ngjitet dhe të del nga gropa.
Me të parë nëna e tij se po shpëton vrapon për ta përqafuar, ndërsa ky moment prekës është filmuar me telefon të mençur nga fshatarët që e ndihmuan. /Telegrafi/